Tirana vishet kuqezi (VIDEO)
Shqipëria triumfoi me Rumaninë me rezultat 1-0. Tifozët kuqezi kanë nisur festimet herët nëpër Tiranë, por kanë shpërthyer në momentin që përfundoi ndeshja me fitore të kombëtares dhe sigurisht goli i Armand Sadikut i ka gëzuar pamasë të gjithë shqiptarët.



Festimet kanë nisur në të gjithë Tiranën, madje kryeqyteti në këto momente është i bllokuar nga makina dhe njerëzit e shumtë, të cilët brohorasin dhe festojnë./Albeu.com/
Shtuar më 19/06/2016, ora 23:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori