TIRANË/ Tronditet pallati, shpërthen bombola e gazit (VIDEO)
Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një apartament në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në katin e 13 të një pallati pranë Rrugës së Burgut.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Dyshohet se familjarët e kishin harruar gazin hapur dhe banorët raportojnë se janë dëgjuar dy shpërthime të forta.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë i menjëhershëm, ndërsa u evakuua i gjithë pallati deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen.
Shtuar më 24/08/2019, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori