Tomori prezantohet te Milani: Maldini është mbrojtësi më i mirë në historinë e futbollit (VIDEO)
Transferimi më i ri tek Milan, Fikayo Tomori është shprehur tejet i ngazëllyer me ekipin e tij të ri.

Tomori erdhi nga Chelsea si huazim, por sipas mediave italiane, Milan luftoi shumë për të inkuadruar një klauzolë që lejon opsionin e blerjes së mbrojtësit.

Ai tha se kishte biseduar me Maldinin, dhe nuk kishte pasur të vështirë vendimin.

"Kam kuptuar që këtu doja të isha, edhe për të mësuar nga ai", tha ai.

"Më kanë pëlqyer Kaka dhe Seedorf, të veshësh të njëjtën fanellë me ta është një nder", shtoi ai.

"Sapo kam parë të lirë numrin e kam zgjedhur, është mosha ime dhe njejt me Michael Jordan. Shpresoj që të jetë një numër që më jep sukses", tha Tomori.

"Nuk munda ta refuzoj këtë mundësi, sidomos kur fola me Maldinin, ai është mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit, zgjidhja ime ishte e lehtë", përfundoi Fikayo Tomori.
Shtuar më 24/01/2021, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori