Topa tenisi në fushë për inat të El Clasicos (VIDEO)
Pëlqej
Topa të tenisit të hedhur në fushë gjatë një ndeshje futbolli? Mund të shkaktojë habi. Por, një ngjarje e tillë ndodhi mbrëmë në ndeshjen e La Ligas mes Sevillas dhe Levantes.

Tifozët e Sevillas shfrytëzuan këtë mënyrë origjinale për të protestuar ndaj trajtimit diskriminues të ligës spanjolle ndaj tyre dhe favorizimin ndaj Barcelonës dhe Real Madriditm shkruan Express.

Dueli Sevilla-Levante ishte dashur të fillojë në ora 20, njësoj sikurse El Clasico, por drejtuesit e ligës vendosën ta shtyjnë atë për në 22:30 në mënyrë që Barcelona dhe Reali të jetë në terminin kryesor.

Kjo sigurisht nuk u pëlqeu tifozëve të Sevillas të cilën zgjodhën këtë metodë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
Shtuar më 22/04/2012, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori