Torino fitoi mbas 24 vitesh ndaj Interit, festa e vogëlushit bën xhiros e botës (VIDEO)
Torino arriti sot pas 24 vitesh të fitonte një ndeshje në fushën e saj kundër Interit të Luciano Spallettit.

Skuadra e drejtuar nga Mazarri i mjaftoi një gol i shënuar nga Ljajiç në minutën e 36-t për të marrë 3 pikët, por përshtypje në këtë takim bëri jo vetëm rezultati.

Kamerat në momentin e shënimit të golit u fokusuan tek një tifoz të vogël që bëri një festim shumë autentik dhe interesant në të njëjtën kohë. Ky episod është pëlqyer shumë në rrjetet sociale dhe po bën xhiron e botës. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2018, ora 19:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori