Tottenham fiton derbin ndaj Arsenlit dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Carabao Cup (VIDEO)
Tottenham Hotspur ka fituar me rezultatin 0-2 Arsenalin në "Emirates Stadium", ndeshje e vlefshme për Carabao Cup.

Son Heung-Min merr një top të mrekullueshëm nga Delle Alli, ku ai gjendet para portierit kundërshtarë dhe shënon golin e parë në minutën e 21-të.

Pjesën e dytë, Arsenal filloi me disa ndryshime por që përsëri nuk kryen punë dhe ishte një gabim pikërisht i Kosielnyt në minutën e 59' bëri që Tottenham të dyfishoi rezultatin.

Arsenali tentoi duke futur në ndeshje Lacazette dhe N’Keitah por edhe ata nuk i ndihmuan skuadrës së Granitit dhe Shkodran Mustafit për ta kthyer rezultatin.

Me këtë fitore Tottenham kualifikohet në gjysmëfinaleCarabao Cup ku pas pak do të hidhet edhe shorti. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori