Tottenham "poker" ndaj Shaqirit, Kane fenomenal me tripletë (VIDEO)
Tottenham hedh një hap të rëndësishëm drejt objektivit për ta mbyllur sezonin në zonën Champions në Angli. Skuadra e Pochetinos shkatërroi 4-0 Stoke City-in e Xherdan Shaqirit.

Eliminimi në Europa League nuk ka ndikuar aspak te Herry Kane, i cili nga fajtor është transformuar në hero pasi sot ka shënuar 3 gola dhe një asist.

Sulmuesi anglez ishte i papërmbajtshëm në 45 minutat e para, ndërkohë që golin tjetër e shënoi talenti Delle Alli. Tottenham ngjitet në vendin e dytë me 53 pikë, 1 më shumë se City që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar ndaj United./albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori