Tottenham thyen mallkimin, fiton pas 28 viteve në "Stamford Bridge" (VIDEO)

Tottenham ka marrë një fitore të rëndësishme sot pasdite në Londër ndaj Chelseat në "Stamford Bridge".

Spursat thyen mallkimin pas 28 viteve fituan më në fund në "Stamford Bridge", që nuk e kishte arritur që nga viti 10 shkurt 1990.

Për Tottenhamin shënoi Eriksen (45+1'), Delle Alli (62' & 66').

Golin e vetëm për Chelsean e shënoi Alvaro Morata në minutën e 30'-të.

Pas kësaj fitoreje Tottenham renditet në vendin e 4 me 64 pikë, ndërsa Chelsea në vendin e 5 me 56 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori