Tottenham vihet pas yllit të Realit (VIDEO)


Tottenham është duke tentuar që ta transferojë Marco Asension.

"Jugones" ditë më parë raportoi nga burimesigurta se Christian Eriksen do të jetë lojtar i Real Madridit pas finales së Champions League.

Por, duket se Tottenhami ka menduar mirë dhe nuk pritet të humbasë lojtar e në anën tjetër të mos përfitojë.

Gazetari Josep Pedrerol i "Jugones", nga burimesigurta tani ka thënë se “Tottenami dëshiron ta transferojë Asension”. Klauzola e 23-vjeçarit është 700 milionë euro.

Pavarësisht spekulimeve, Asensio gjatë ditës së djeshme dha sinjale se do të jetë pjesë e Realit edhe sezonin tjetër: "Tifozët do ta shijojnë Madridin përsëri sezonin e ardhshëm. Ne premtojmë se do të luftojmë me energji të re për çdo trofe deri në fund. Real Madridi gjithmonë rikthehet, Hala Madrid!".

Asensio ka bërë 135 paraqitje dhe ka shënuar 27 gola në tri sezone me Real Madridin. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2019, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori