Totti shënon dhe bën një selfie (VIDEO)
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ishte heroi i verdhekuqve në derbin e sotëm ndaj Lazios. Ai ishte autori i një dopiete që i dha barazimin të tijve pas disavantazhin 0-2 dhe që e shpëtoi ekipin e Rudi Garcias nga humbja e rëndë.

Në minutën e 64 Totti realizoi golin e barazimit dhe pasi festoi me shokët e skuadrës dhe tifozët mori celularin për të bërë një selfie live.

Veprimi i kapitenit të Romës po bën xhiron e botës në web. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori