Toure "rreh" Hazard në tunelin e "Etihad" (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Ata ishin duke luftuar në fushën e lojës për të fituar ndeshjen por në tunelin e "Etihad Stadium" nuk kanë munguar shakatë mes Eden Hazard të Chelsea-t dhe Yaya Toure të Manchester City-t.

Sipas pamjeve që servir kanali zyrtar i City-t në YouTube, belgu mbeti fillimisht i shtangur nga dora e madhe e afrikanit që po i binte në kokë teksa skuadrat po zbrisnin në fushën e lojës për pjesën e dytë.

Por pasi ktheu kokën Hazard pa Yaya Touren duke qeshur dhe e kuptoi që ishte vetëm një shaka. /albeu.com/



Shtuar më 23/09/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori