Trajner i ri Milan i vjetër, kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se barazimi përballë Lecces (VIDEO)


Milani po vazhdon me krizë të rezultateve edhe pas arritjes së trajnerit të ri.

Rosonerët barazuan me rezultat 2-2 kundër Lecces në ndeshjen e xhiros së tetë të Serie A.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Calhanoglut në minutën e 20-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Babacar në minutën e 62-të, shkruan Indeksonline.

Golin e dytë Milani e realizoi përmes Piatek në minutën e 81-të.

Një pikë Lecces ia siguroi Calderoni me një supergol në minutën e dytë shtesë.

Me këtë barazim, Milani është në vendin e 12-të me 10 pikë, derisa Lecce në vendin e 15-të me 7 pikë.
Shtuar më 20/10/2019, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori