Trajnerët në fillim përqafohen, por më pas... (VIDEO)
Ndeshja midis Benficas dhe Portos është ndeshja më e rëndësishme e kampionatit portugez, që thuajse çdo vit ndan fatet e kampionatit. Ajo mund të konsiderohet si një "El Classico" e Portugalisë.

Edhe këtë fundjavë që shkoi ndeshja ngjalli shumë interes pasi diferenca midis Benficas së vendit të parë dhe Portos së vendit të dytë ishte vetëm tre pikë.

Ndeshja përfundoi 0 me 0 pa emocione të forta, por në fillim të takimit pati një episod kurioz.

Trajneri Lopetegui i Portos dhe Jesus i Benficas u përqafuan miqësisht dhe po buzëqeshnin, por pas disa fjalëve nisën të debatonin me njëri-tjetrin dhe debati i tyre sa nuk përfundoi në kacafytje.

Për fat të mirë siguria e stadiumt parandaloi një sherr të mundshëm duke i ndarë dy trajnerët. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori