Trajneri i Celtic: Neymar, një balerinë (VIDEO)
Edhe një ditë pas humbjes me Barcelonën, në një ndeshje që pa si protagonist edhe arbitrin Stephane Lannoy që përjashtoi me të kuq Scott Brown, trajneri i Celtic, Leil Lennon kthehet me akuza ndaj sulmuesit brazilian të katalanasve, Neymar.

"E kam riparë takimin me Barcelonën dhe mbase mund të kemi qenë të ashpër në disa raste, por kurrsesi për karton të kuq. Episodi që përjashtoi lojtarin tonë, Brown, ishte një lëvizje e turpshme nga ana e Neymarit. Edhe një herë ai tregoi se është një balerin në fushë, por çdo ditë e më shumë që kalon, simulimet e tij sa vijnë e bëhen edhe më dramatike. Ndaj e konfirmoj mendimin tim se arbitri gaboi", tha Neil Lennon. /albeu.com/



Shtuar më 03/10/2013, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori