Trajneri Sassuolos: VAR ndryshoi rregulloren (VIDEO)
De Zerbi, trajneri i Sassuolos, pas ndeshjes së barazuar në Romë ndaj Lazios, u ndal te VAR dhe penalltia që iu akordua bardhekaltërve për prekje me krah të Locatellit, edhe pse ky i fundit fillimisht e preku me pjesë tjetër të trupit, pasi iu përplas në brinjë.

"Nuk dua të mendoj që, meqë jemi jashtë gare për çdo gjë, të mendohet për të mos penalizuar ekipe që janë për objektiva...

"Ndodhi diçka e rëndë sot, sepse rregullorja thotë që topi që prek krahun, nëse më parë ka prekur një pjesë tjetër që nuk është dorë, nuk mund të jepet penallti. Rregulli flet qartë". /albeu.com/


Shtuar më 07/04/2019, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori