Tre humbje radhazi për Everton, Man.United i jep leksion në "Goodison Park" (VIDEO)
Manchester United e ka fituar derbin ndaj Everton në ‘Goodison Park’ me rezultat 1:3, ndeshje kjo e vlefshme për javën e tetë të Premierligës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi, me një gol të bukur të Bernard, të shënuar në minutën e 19’.

Manchester United përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë.

Bruno Fernandes ishte heroi i ‘Djajve të Kuq’ në pjesën e parë me dy gola të shpejtë të shënuar.

Portugezi shënoi në minutat 25’ dhe 32’.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Edinson Cavani, që shënoi në kohën shtesë për 1:3.

Pas kësaj fitoreje, Manchester United numëron 10 pikë, dhe renditet në vendin e 13.
Shtuar më 07/11/2020, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori