E FUNDIT/ Shpërthen me lëndë plasëse 1 makinë në Tiranë
Trembet Barcelona, Manchester United synon Coutinho-n (VIDEO)
Manchester United nuk heq dorë nga ylli Barcelonës Philipe Coutinho. Djajtë e kuq janë të gatshëm të bëjnë cmënduri në merkaton e janarit, shkruan Albeu.com.

Coutinho nuk po kalon një moment të mirë te skuadra e Barcelonës.

Mediat spanjolle shkruajnë se futbollisti brazilian nuk është i kënaqur nga situata aktuale duke kërkuar sqarime nga klubi nëpërmjet përfaqësuesve të tij.

Në katër ndeshjet e fundit, Coutinho është aktivizuar vetëm në 62 minuta dhe në të gjitha ndeshjet ka luajtur nga stoli.

Largimi nga formacioni kanë shkaktuar zemërimin e brazilianit, i cili mund të vendosë që të largohet që në merkaton e janarit, pasi Manchester United e pret krahë-hapur.

Sipas gazetës katalanase Mundo deportivo, Manchester United do të kontaktojnë agjentët e lojtarit, duke përfituar nga situata jo e mirë që po kalon braziliani. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2019, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori