Tronditëse, një tjetër boksier humb jetën në ring (VIDEO)
Sporti i boksit tronditet sërish brenda pak ditësh, teksa pas rusit Maxim Dadashev, sot ka humbur jetën edhe boksieri argjentinas Hugo Santillon, i cili ishte vetëm 23 vjeç.

Santillon u ndesh të shtunën për peshat super të lehta me ekuadorianin Eduardo Javier Abreu, por pas përfundimit të përballjes, u “shemb” në tokë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Diagnoza e 23-vjeçarit argjentinas, ashtu si edhe e rusit Dadashev, ishte një hemorragji cerebrale, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Santillon humbi jenët ditën e sotme.

Kujtojmë që ditën e martë ishte boksieri rus Maxim Dadashiev, që humbi jetën pas qëndrimit për 4 ditë në koma në një spital në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shtuar më 25/07/2019, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori