Turqi-Shqipëri, me tension dhe plot 5 kartona të verdhë, mbyllet pjesa e parë pa gola (VIDEO)



Turqi-Shqipëri, me tension dhe plot 5 kartona të verdhë, mbyllet pjesa e parë pa gola

Është mbyllur pjesa e parë pa gola sfida mes Turqisë dhe Shqipërisë. Vendasit kanë dominur lehtësisht, teksa nuk mungoi as tensioni në fushë, shkruan Albeu.com

Ishte minuta e 7 ku pas një dyluftimi Bare u përpls me Demiralin, por këtë të fundit nuk e kanë përmbajtur nervat në fushë duke shpërthyer në nervozizëm .

Mbrojtësi ka reaguar ashpër dhe u desh ndërhyrja e të gjithëve për ta qetë re, ashtu edhe Demiral, u ndëshkuan me kartonë të verdhë, teksa publiku reagoi me vërshëllima. Më pas si Demiral dhe Bare u ndëshkuan të dy me të verdhë.

Ndërkohë që në këtë sfidë janë ndëshkuar plot 5 lojtarë, Dermaku, Bare, dhe Memushaj, ndërsa nga Turqia Demiral dhe Ayhan. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2019, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori