Turqia surprizon Francën, mbyll 45 minutat e para në avantazh të dyfishtë(VIDEO)
Turqia po fiton 2-0 ndaj Francës në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin "Konya Buyuksehir".

Turqia ka shënuar tjetër gol kundër Francës, sfidë e vlefshme për Grupin H të kualifikimeve për Euro 2020, aty ku gjendet edhe Shqipëria.

Pasi Kaan Ayhan i befasoi kampionët e botës duke shënuar për 1-0 në minutën e 29’, golin e gjeti edhe talenti i Romës, Cengiz Under.

Ai shënoi për 2-0 në minutën e 40’ të ndeshjes.
Shtuar më 08/06/2019, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori