U dëmtua në përpjekje për të shënuar, Bakaj: Operacioni nuk më ndalon ta provoj sërish (VIDEO)
Elis Bakaj ishte shumë i pafat në ndeshjen e tretë që po zhvillonte me fanellën e Brest, skuadër në të cilën u transferua në këtë merkato.

Sulmuesi, kërcen në përpjekje për të shënuar një gol me kokë, por në momentin e uljes e vendos keq këmbën.

Prej atij momenti u kuptua se bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë, pasi 32-vjeçari e la fushën e lojës me barrelë. Diagnoza më pas përcaktoi se Bakaj vuante nga një këputje e ligamentit anësor të gjurit dhe ndërhyrja kirurgjikale ishte e pashmangshme.

Ditën e sotme, ish-futbollisti i Tiranës ka kryer operacionin, i cili për fat ka shkuar mirë. Këtë e ka lajmëruar vetë Bakaj nëpërmjet një postimi në Instagram, madje sulmuesi thekson se ky dëmtim nuk do ta ndaloj të provoj atë që di të bëj më mirë, të shënoj gola.
Shtuar më 10/04/2020, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori