E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
U kacafytën në stol por Kessie dhe Biglia i kërkojnë falje njëri tjetrit (VIDEO)


Mes 22-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë, Kessie, dhe argjentinasit 33-vjeçar Biglia u desh të ndërhynin shokët e skuadrës, në mënyrë që t’i jepej fund sherrit së shfaqur brenda dhe jashtë fushe gjatë derbit të shumëpritur të “Madonninës”, mes dy rivalëve të qytetit të Milanos.

Kessie, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë, u irritua për diçka që tha Biglia nga pankina, e në përpjekjen e tij për t’iu kundërpërgjigjur argjentinasit u ndal nga shokët e skuadrës.

Kjo sjellje irritoi shumë edhe trajnerin Gatturso i cili u shperh se gjesti i tyre e kishte inatosur më shumë se sa humbja ndaj Interit.

Por më pas të dy lojtarët kërkuan falje më vonë për mediet italiane.

“Ishte çështje adrenaline dhe situata momentale e ndeshjes. U mërzita për zëvendësimin, sepse doja të jepja ende për skuadrën. U kapa me Lucasin dhe ishte gabim, ndaj kërkova falje më pas”, tha Kessie për Sky Sport Italia. Biglia ndërkohë tha se “u ndiemë realisht keq për atë skenë shqetësuese”. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori