U shpall lojtari më i mirë i muajit, çmimin e merr me dron (VIDEO)
Malcom verën e kaluar u largua nga Barcelona, për të kaluar në Rusi, te skuadra e Zenit Shën Pjetërsburg.

Fillimi në këtë kampionat nuk ishte aspak i lehtë, për shkak se nuk pëlqehej nga tifozët, por me kalimin e kohës gjithçka ndryshoi dhe lojtari po kalon një formë shumë të mirë.

Së fundmi ai është shpallur lojtari më i mirë i muajit që lamë pas. Në situatën që ndodhemi për shkak të izolimit nga Koronavirusi, Zeniti ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’ia dhënë çmimin futbollistit.

Klubi rus ia ka dërguar çmimin braziliani me anë të një droni, skenë e cila u filmua dhe tashmë po bën xhiron në rrjetet sociale.
Shtuar më 10/04/2020, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori