Udinese shkatërron Interin në San Siro (VIDEO)
Udinese ka shkatërruar 2-5 në "San Siro" Interin duke prerë edhe biletën për në Europa League. Goli i Pinzi, Domizzi, Di Natale, Muriel dhe Silva i dhanë tre pikët skuadrës së Francisco Guidolin dhe groposën skuadrën e Stramaccionit që sezonin e ardhshëm nuk do të jenë në Kupat e Europës.


Ky është një sezon për tu harruar për zikaltrit, të cilët kanë thyer të gjitha rekordet negative të mundshme gjatë fazës së dytë, kjo edhe për shkak të numrit të madh të dëmtimeve dhe merkatos së dobët të klubit. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2013, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori