UEFA zbulon "Skillzy", maskota e Euro 2020 (VIDEO)


UEFA ka zbuluar zyrtarisht maskotin e Euro 2020. Ai quhet Skillzy dhe është një personazh i frymëzuar nga "freestyle" dhe futbolli i rrugës.

Maskoti zyrtar është prezantuar për të parën herë në Amsterdam, në prag të ndeshjes mes Holandës dhe Gjermanisë.

I shoqëruar nga dy prej yjeve të "freestyle", Liv Cooke dhe Tobias Becs, Skillzy ka treguar aftësitë e tij përpara 55,000 spektatorëve në "Johan Cruyiff Arena".

Kualifikueset e Euro 2020, që do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme Europiane, kanë nisur tashmë.

"Të jesh në gjendje të sjellësh bukurinë e "freeslye", futbollit të rrugëve dhe finteve spektakolare në sytë e të gjithë tifozëve të Europës është një mundësi e veçantë," thotë Liv, një ish-kampione në fushën e saj.

"Njerëzit duhet të shprehin veten e tyre nëpërmjet topit, qoftë në park apo në stadiumet më të mëdha botërore." /albeu.com/


Shtuar më 24/03/2019, ora 22:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori