"Uells, golf, Madrid", kënga për Bale tërbon Madridin (VIDEO)
Gjeniale kënga më e re që tifozët e Uellsit kanë bërë për lojtarin e tyre Gareth Bale. Sulmuesi anësor i Real Madrid, edhe pse në Spanjë ishin të bindur që ishte i dëmtuar dhe nuk mund të luante me kombëtaren e tij, u aktivizua në sfidën kundër Azerbajxhanit dje për 60 minuta.

Bale nuk shënoi, por pas ndeshjes pati mundësinë të këndonte një këngë të tifozëve britanikë. Teksti? "Uells, golf, Madrid".

Përfundimi? Video po bëhet virale dhe normalisht në Madrid nuk është se janë të kënaqur kur shohin se ylli i skuadrës së tyre më shumë luan golf se sa aktivohet me Realin.
Shtuar më 17/11/2019, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori