United drejt titullit (VIDEO)
Manchester United nuk ka ndërmend të dorëzohet. Në takimin e zhvilluar sot në kuadër të javës së 34-të, United mposhti Aston Villan me rezultat të thellë 4:0.

Epërsia e Unitedit erdhi që në minutën e 7 me anë të golit të shënuar nga Wayne Rooney, nga penalltia, i cili shënoi më vonë edhe golin e tretë në minutën 74.

Dy golat e tjerë për “Djajtë e kuqë” i realizuan Welbeck dhe Nani.

Kjo fitore e mban Manchester Unitedin pesë pikë larg rivalit Manchester City, katër javë para përfundimit të garës. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2012, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori