United hakmarret kundër Cityt (VIDEO)
Manchester United ka arritur të fitojë 4:2 kundër Manchester Cityt.

United ka arritur të mposhtë Cityn, duke iu hakmarrë kështu për humbjet që kishte me këtë ekip kohët e fundit.

Djajtë e Kuq kanë shënuar sot fitore në ndeshjen derbi të zhvilluar në Old Trafford me rezultat 4:2.

Ashley Young (14’), Marouane Fellaini (27’), Juan Mata (67’) dhe Chris Smalling (74’) shënuan për Unitedin, teksa dy golat e Cityt i realizoi Sergio Aguero (8’ dhe 89’).

United tashmë ka 65 pikë, ndërsa City ka katër pikë me pak, duke u renditur një vend më poshtë./albeu.com/


Shtuar më 12/04/2015, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori