United ia del të ndalë Liverpoolin, mbyllet në barazim super sfida (VIDEO)

Derbi më i madh anglez nuk ka dhuruar fitues në ndeshjen e xhiros së nëntë.

Dy skuadrat më të trofeshme të Premierligës, Manchester United dhe Liverpool kanë barazuar me rezultat 1-1.

"Djajtë e Kuq" kaluan të parët në epërsi në minutën e 36-të të ndeshjes me golin e Marcus Rashford.

Golin e barazimit e shënoi Adam Lallana në minutën e 85-të të ndeshjes pas një krosimi nga Robertson.

Me këtë barazim, Liverpooli vazhdon kryesimin me 25 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, derisa United është në vendin e 13-të me 10 pikë.
Shtuar më 20/10/2019, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori