United kryeson në Grupin C (VIDEO)
Fitore e Manchester United në ndeshjen e zhvilluar sonte kundër Otelul Galati, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 2:0. Me këtë fitore, United barazohet me pikë me Benfican në krye të Grupit C.

Goli i parë erdhi nga Antonio Valencia që në minutën e 8-të.

Në minutën e 87-të të takimit, del në skenë Wayne Rooney, i cili shëono për United, 2:0.

Skuadra e Bazelit të Zvicrës, në të cilën luajnë disa shqiptar, ka marrë një pikë në udhëtim ndaj Benfikës duke luajtur baras 1:1, në grupin C të Ligës së Kampionëve.

Në takimin e zhvilluar në Lisbonë, Rodrigo ka sjellë Benfikën në epërsi në minutën e katërt, ndërsa mysafirët barazuan në minutën 64 përmes Hugel. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, kanë qenë titullar në këtë takim.

Pas xhiros së katërt, Manchester United dhe Benfica kanë nga tetë pikë, ndërsa në garë për kualifikim është edhe Baseli që ka pesë pikë. /albeu.com/


Shikoni golat:

Manchester United 2-0 Otelul Galati



Benfica 1-1 Basel

<param name="movie" value="http://www.megavideo.com/v/7NWB9C39fcf10db7e6b2860c996b3828630ae07d">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><embed src="http://www.megavideo.com/v/7NWB9C39fcf10db7e6b2860c996b3828630ae07d" type="application/x-shockwave-flash" allowfullscreen="true" width="480" height="300">embed>
Shtuar më 02/11/2011, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori