Manchester United si mysafir ka shkatërruar Fulhamin me rezultat 5-0. Goli i parë erdhi që në minutën e 5-të nga Danny Welbeck, ndërsa pasuan edhe golat e Nani (28’) dhe Ryan Giggs (43’).
Në minutën e 88-të shënoi Wayne Rooney ndërsa golin i fundit i ndeshjes u shënua nga Dimitar Berbatov, në minutën e 90-të.
Pas kësaj fitore, Manchester United mban hapin me liderin Manchester City me dy pikë më pak. /albeu.com/