United shumë afër titullit (VIDEO)
Manchester United ka mposhtur në takimin e sotëm Blackburnin me rezultat 2-0, duke rritur diferencën me rivalin e drejtpërdrejt për titull, Manchester City-n.

Edhe pse gjatë pjesës së parë United ishte dominues në lojë, sërish nuk arriti të shënojë.

Goli i parë erdhi vetëm në minutën e 81-të nga Antonio Valencia i cili shënoi për 1-0, ndërsa pesë minuta më vonë (86’) Ashley Young shënoi për 2-0 duke vulosur rezultatin.

Pas kësaj fitoreje, Manchester United tashmë ka pesë pikë më shumë se sa Manchester City. /albeu.com/

Shikoni golat:

Shtuar më 02/04/2012, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori