Usyk debuton me fitore bindëse në kategorinë e rëndë (VIDEO)
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka debutuar me fitorepeshën e rëndë. Ish-kampioni i botëspeshën “cruiserweight” ( deri 94kg), mposhti rivalin amerikan Chazz Withersppon.

Ky i fundit vendosi të tërhiqej në raundin e shtatë, duel zhvilluar në Cikago.

Një përballje e dominuar nga ukrainasi, 17 fitore e asnjë humbje na karrierën e tij si profesionist. Edhe pse debutonte në një Divizion të ri, Usyk boksoi mirë, duke lëvizur shpejt në ring dhe grushtet e tij nuk i dhanë asnjë shans rivalit të fitonte.

Usyk ishte më i lehtë në peshë krahasuar me rivalin e tij dhe kjo i dha shpejtësi në ring, duke e vënë në vështirësi amerikanin. 32-vjecari Usyk u shpreh se tashmë ai pret duele edhe më të forta në të ardhmen, duke kërkuar kampionët e botës.
Shtuar më 13/10/2019, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori