Uzuni nuk ndalet, shënon përsëri në Champions (VIDEO)
Futbollisti i Kombëtares “abonohet” me golin në Ligën e Kampionëve. Pasi i siguroi kualifikimin Ferencvaroshit në sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit, baratasi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në përballjen e sotme ndaj Moldes, të vlefshme për turin “Play-Off”.

Në minutën e 52-të, pas një harkimi të Botkës, nga e djathta, Uzuni, goditi në mënyrë mjeshtërore me kokë, duke e çuar topin në cepin e portës, dhe duke i dhënë avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij.

Mirëpo, avantazhi me dy gola i skuadrës hungareze do të zgjaste shumë pak pasi, Dinamo e Zagrebit barazoi shifrat në 2-2.
Shtuar më 24/09/2020, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori