Myrto
Uzuni bën heroin në Hungari duke shpëtuar
ekipin e tij, Ferencvaro nga
humbja ndaj Akademisë Puskas. 25-vjeçari barazoi sfidën 8 minuta nga fundi i ndeshjes me një goditje elegante nga faulli në distancë 17 metra.
Ish-sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit goditi lehtësisht
topin duke fluturuar mjaft bukur brenda në rrjetë. Pas kësaj jave,
Ferencvaros kryeson kampionatin hungarez me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet prej Fehervarit.
Deri tani,
Uzuni ka realizuar me
Ferencvaros 5 gola. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vijon të bëjë paraqitje të mira dhe mbetet një nga më të mirët për
ekipin e tij. Sezon fantastik i beratasit.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 20:51