Real Madrid është mundur 4-1 në fushën e
Valencia-s">
Valencia-s në javën e 9-të të La Liga-s.
Dhe të mendosh se ndeshja ka filluar më një gol të madrilenëve në
minutën e 23-të, kur Karim Benzema ka mposhtur Domenech me një goditje të bukur nga jashtë zone.
Ndeshja ka ndryshuar për Los Blancos në
minutën e 30-të, kur a rbitri ka akorduar penalltinë e parë në favor të
Valencia-s">
Valencia-s. Cortuois e ka pritur, Musah ka shënuar pas pritjes së belgut, por goli është anuluar nga VAR.
Penllatia është përsëritur dhe Soler ka shënuar.
Pjesa e parë është mbyllur me autogolin e Varane në
minutën e 42-të, që ka përmbysur rezultatin në favor të vendasve. Në pjesën e dytë, në harkun e nëntë minutave,
Valencia ka fituar edhe dy penallti të tjera, të cilat janë transformuar me sukses nga Soler.
Mesfushori i
Valencia-s">
Valencia-s është bërë lojtari i parë që shënon tre gola me penallti në një ndeshje të La Liga-s në shekullin e 21-të.
Kjo humbje e lë Real-in në vendin e katërt me 16 pikë, ndërsa
Valencia është ngjitur në të 9-in me 11 pikë.
Shtuar më 08/11/2020,
ora 23:05