Van Gaal tallet me anglishten e Falcaos (VIDEO)
Pëlqej
Louis Van Gaal ka treguar sensin e tij të humorit gjatë një konference të përbashkët me sulmuesin e ri të Manchester United, Radamel Falcao. Ish sulmuesi i Monacos folianglisht në daljen e tij të parë publike si futbollist i "Djajve të Kuq", gjë që solli edhe shakatë e teknikut holandez.

"Çfarë mendoni për anglishten e tij? Sepse edhe unë kam patur të njëjtën situatë në Spanjë. Vitin e parë fola anglisht, ndërsa në të dytin spanjisht. Kurse ai foli anglisht për ju", iu drejtua me shaka Van Gaal gazetarëve të pranishëm. Kjo solli të qeshura në sallë por edhe te vetë Falcao. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori