Van Persie kopjon Pirlon por e pëson (VIDEO)
Robin Van Persie ishte heroi i Manchester United në ndeshjen e djeshme përballë Southampton. Sulmuesi shënoi tre golat që i dhanë fitoren "Djajve të Kuq" por mundësitë ishin për katër gola në qoftë se ish bomberi i Arsenal nuk do të humbte penalltinë.

Van Persie, ashtu si shumë të tjerë, tentoi të gjuante në mënyrën që quhet "Panenka" por portieri vendas e kuptoi duke e neutralizuar.

Pas penalltisë së Andrea Pirlo në Euro 2012 përballë Anglisë shumë futbollistë kanë tentuar ta kopjojnë por shumë pak ia kanë dalë mbanë. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori