Roma dhe
Lazio nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë në
xhiron e shtatë në Serie A, duke
barazuar 1-1 me Cagliarin, respektivisht 2-2 me Bologna.
Roma ka dështuar që të marrë më shumë se një pikë në shtëpi, duke
barazuar 1-1 me Cagliarin.
Në fakt, vendasit ishin afër tri
pikëve pasi Nikola Kalinic shënoi në minutat shtesë për 2-1, por gjyqtari anuloi atë pas konsultimeve me VAR, me pretendimin se sulmuesi ka shtyrë kundërshtarin në momentin e shënimit të golit.
Ky është barazimi i tretë për Romën këtë edicion dhe gjendet në pozitën e pestë me 12 pikë.
Edhe skuadra tjetër nga
Roma,
Lazio ka gabuar në
xhiron e shtatë, duke
barazuar 2-2 me Bolognan.
Në këtë ndeshje u shpërndanë dy kartonë të kuq, një për Medelin e Bolognas dhe një tjetër për Lucas Leivan e Lazios.
Kujtojmë se mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, qëndroi në stol për 90 minuta, derisa portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, luajti nga fillimi
Shtuar më 06/10/2019,
ora 17:35