VAR lë nam, lojtari i Totttenham pranon se e preku topin me dorë (VIDEO)


Fernando Lorente shënoi golin vendimtar që dërgoi Tottenhamin në gjysmë-finalen e Champions League, ndërkohë që shkaktoi mjaft debate gjatë 12 orëve të fundit.

Lojtarët e Manchester City kërkuan anulimin e tij me argumentin se topi ishte prekur me dorë nga Lorente, por turki Çakër nuk mendoi kështu edhe pasi i pa pamjet në VAR.

Nërkohë që episodi vazhdon të diskutohet gjatë, pas ndeshjes, është vetë protagonisti kryesor i atij momenti, Fernando Lorente, i cili e pranoi se e kishte prekur topin edhe me dorë.

"Isha i ngrirë, mendova se do të ma anulonin golin, pasi e dija që kisha goditur me trup por më kishte prekur edhe në dorë gjithashtu", tha ai.

Kjo tregon se sistemi VAR nuk po funksionon siç duhet dhe se mjaft skuadra e kanë pësuar prej tij. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2019, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori