Victor Valdes, në Gjermani për tu operuar (VIDEO)
Victor Valdes ka udhëtuar për në qytetin gjerman të Augsburgut ku pritet ti nënshtrohet sot një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit që pësoi në ligamentin e këmbës së djathtë.


Portieri i Barcelonës ka lënë Aeroportoin El Prat i shoqëruar nga mjeku i parë i katalanasve doktor Ricard Pruna dhe agjenti i tij Gines Carvajal.

Augsburg Valdes do të operohet nga traumatologu Ulrich Boenisch, i cili është marrë edhe me emra të tjerë të njohur të futbollit si: Khedira, Jese, Podolski apo Schweinsteiger.

Valdes pritet të qëndrojë jashgtë fushave të lojës nga 6-9 muaj. /albeu.com/


Shtuar më 31/03/2014, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori