VIDEO/ Droni azer sulmon artilerinë armene, kamera i zbulon për një moment “sekretin”
Azerbajxhani dhe Armenia vijojnë përplasjen e përgjakshme në Nagorno Karabakh duke shkaktuar deri më tani qindra viktima nga të dyja anët.

Përveç terrenit, lufta është transferuar edhe në rrjetet sociale ku ministritë e Mbrojtjes të të dy vendeve shpërndajnë momente nga sulmi ndaj ushtrisë kundërshtare.

Më herët, ishte ministria e Mbrojtjes së Armenisë që shpërndau video nga momentet e sulmit ndaj bazave azere, shkruan albeu.com.

Armenisë iu përgjigj ushtria azere duke shpërndarë momente nga sulmi me dron ndaj bazave të armikut.

Pamjet tregojnë momentin kur dronët azerë sulmojnë artilerinë armene, ndërsa një moment kamera kap duke fluturuar një tjetër dron që fluturon aty direkt pasi ka hedhur bobën mbi kundërshtarët.

Zakonisht, në sulmet e tilla të ushtrisë azere përdoren dy dronë. Njëri bën identifikimin e objektivave dhe shënjestrimin e tyre duke i dhënë sinjalin dronit tjetër se ku të godasë.

Droni që duket në pamje për një sekond është ai që ka qëlluar, ndërsa ai që filmon është droni që ka identifikuar objektivin.

Duket si një lojë në kompjuter, por aty në terren vdesin njerëz duke pasqyruar tmerrin e luftës edhe pse ata që shkelin butonin janë disa dhjetra kilometra larg. /albeu.com
Shtuar më 01/10/2020, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori