Vllaznia mposht Apoloninë (VIDEO)
Vllaznia e ka nisur me një fitore bindëse këtë edicion në Kategorinë Superiore, duke dhënë sinjalet e para se skuadar e Brdariç do të ketë pretendime të tjera në krahasim me sezonet e kaluara.

Shkodranët kanë mundur me shifrat 2-0 Apoloninë në një ndeshje të dominuar në fushën e tyre, për të startuar siç duhet edicionin e ri.

Në ndeshjen e sotme, skuadra vendase ka krijuar volum loje dhe raste për të shënuar, por vetëm mungesa e qetësësisë para katërkëndorit dhe pritjet e Harizajt bënë që ndeshja të mbyllej pa gola në fraksionien e pare.

Megjithatë, pak minuta pas fillimit të së dytës, Dilaver i dha një avantazh mëse të merituar përballë fierakëve, që prodhuan pak për të pretenduar një fitore në Shkodër.

Më pas, trajneri Brdariç gjeti zëvendësimin e duhur duke hedhur në fushë Dunga, i cili pak sekonda pasi shkeli në tapetin e gjelbër, shtyu përsëri sferën në rrjetën e fierakëve për të vulosur një fitore 2-0 të Vllaznisë.
Shtuar më 04/11/2020, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori