Vllaznia mposht Tiranën në "frymën e fundit" (VIDEO)
Është mbyllur në mënyrë dramatike "klasikja" mes Vllaznisë dhe Tiranës e vlefshme për javën e 3-të në Kategorinë Superiore.

Shkodranët mposhtën 3-2 Tiranën pasi në sekondën e fundit të ndeshjes pikërisht në minutën e 97’ ishte futbollisti Dunga i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Marku 28′ (p), 50′, Dunga 90+7′ , kurse për bardheblutë realizuan Muçi 47′, Sasraku 63′.

Pas kësaj fitore, Vllaznia kryeson me 9 pikë të plota, kurse Tirana pozicionohet në vendin e 6-të me vetëm 3 pikë.

Shtuar më 21/11/2020, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori