Vllaznia përmbys Tiranën, Teuta thyen Laçin (VIDEO)
Pëlqej
Kategoria Superiore është rikthyer sot me 3 ndeshjet e para. “Klasikja” Vllaznia-Tirana ka përfunduar me fitoren 3-1 të vendasve, duke përmbysur golin e shënuar po vetë në minutën e 4-t nga Cicmili. Ishte pikërisht i njëjti lojtar që barazoi shifrat, ndërkohë që Shtubina dhe Kalaja shënuan golat e fitores.




Kukësi që po kalon një moment të mirë dhe fiton edhe ndaj Tërbunit, me të njëjtin protagonist, bomberin e tyre Emini.

Laçi ndërkohë ka bërë një tjetër hap fals pasi është mundur nga Teuta 1-2. Xhonatan dhe djali i trajnerit Magani ishin shënuesit e golave për skuadrën bregdetare. Goli i Sozës ishte sa për statistika. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2016, ora 14:51
Tage: gola
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori