Vllaznia shmang dramën e rënies nga Superiorja, mposht bindshëm Beslidhjen (VIDEO)



Në "Loro Boriçi" Vllaznia ka mposhtur në sfidën e "play-off" Beslidhjen e Lezhës duke siguruar mbijetesën në Superiore.

Shkodranët arrijnë të shmangin dramën e rënies nga kategoria, pasi fitojnë me rezultatin duke siguruar qëndrimin në elitën futbollit shqiptar.

Kruja (15’), Marku (18’) dhe Gilman Lika shënuan për kuqeblutë, ndërsa golin që u duk sikur i dha pak shpresë lezhjanëve e realizoi Xhorxheviç (32’).

Kësisoj, Vllaznia shpëton nëpërmjet “play-off”-it dhe për sezonin tjetër i duhet patjetër të ndryshojë “fytyrë”, ndërsa Besëlidhja do të synojë kampionatin e ardhshëm sërish për t’u ngjitur mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Shtuar më 02/08/2020, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori