Vokrri sqaron shkakun e mungesës së flamurit shqiptar në Finlandë (VIDEO)
Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, gjatë debatit ku ishte i ftuar në emisionin Rubikon, është pyetur edhe për vendimin e moslejimit të mbajtjes së flamurit shqiptar nga tifozët në ndeshjen Finlandë – Kosovë.

“Vendimi i prezantimit me simbolet e shtetit të Kosovës ishte i organizatorëve të ndeshjes. Qëllimi i tyre ishte që të shmangnin çdo lloj incidenti të mundshëm”, tha Vokrri

Si shembull për të arsyetuar këtë vendim ai mori dhe rastin e ndeshjes Shqipëri – Serbi, ku sipas tij nuk u lejua asnjë simbol i shtetit të Kosovës.
Shtuar më 08/09/2016, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori