Ndiqni live protestën e 6 kombëtare të opozitës
Watford i jep leksione Chelseat, e mposht bindshëm në Vicarage Road (VIDEO)
Watford ka turpëruar Chelsean në “Vicarage Road Stadium”, duke i shënuar katër gola “Bluve të Londrës” për fitoren 4-1, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Premier Leagues angleze.

Për vendasit realizuan Troy Deeney 42’-të, Daryl Janmaat 84’-të, Gerard Deulofeu 88’-të dhe Roberto Pereyra 90’-të.

Golin e vetëm për Chelsean e realizoi Eden Hazard në minutën e 82’-të, që ishte i barazimit, por për shkak se ishin me një lojtar më pak, Tiemoue Bakayoko u ndëshkua me të kuq në pjesën e parë, Chelsea pranoi tre gola nga minuta e 84’-të e deri në fund – për të humbur 4-1.

Kjo ishte humbja e gjashtë këtë sezon, që mbetet në pozitën e katërt me 50 pikë të grumbulluara, vetëm një më shumë se Tottenhami dhe pesë më shumë se Arsenali. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2018, ora 23:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori