Werder Bremen i Milot Rashicas eliminon Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë (VIDEO)
Werder Bremen i Milot Rashicës ka eliminuar Borussia Dortmund në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Ndeshja zhbllokohet nëqë në minutën e 5' me golin e sulmuesit kosovar Milot Rashica.

Dortmund përgjigjet në sekondat e fundit të pjesës së parë me një supergol të Marco Reus nga goditja e dënimit.

Edhe në pjesën e dytë të dyja skuadrat tentuan deri në fund për të shënuar golin e fitores, por që nuk ia dolën dot mbanë.

Kështu ndeshja shkon në 30 minuta shtesë. Të dyja ekipet shënuan nga dy gola. Për verdhezinjtë shënoi Pulisic (105') dhe Hakimi (113'), ndërsa për skuadrën e Rashicas shënoi Pizarro (108') dhe Harnik (119').

Nga pika e penalltive për Dortmundin shënoi Witsel dhe Weigl ku gabuan Philipp dhe Alcacer.

Për werderin shënuan të gjithë: Pizarro, Eggestein, Klaassen dhe Kruse.

Milot Rashica me shokë kanë eliminuar Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë dhe janë kualifikuar në çerek-fnale. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori