Xhaka, Rashica dhe yje të tjerë lëvizin me urban në Prishtinë (VIDEO)
Sot me fillim nga ora 20:00, në stadiumin "Fadil Vokrri", do të zhvillohet sfida e yjeve mes skuadrës së Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.

Mesfushori i Arsenalit dhe ai i Werder Bremenit kanë krijuar ekipet e tyre dhe do të luajnë përballë njëri-tjetrit, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirësit e futbollit.

Disa orë para sfidës, pjesëmarrësit e sfidës së yjeve, i kanë surprizuar të gjithë, teksa vendosën të udhëtonin me urbanin nëpër rrugët e Prishtinës.

Ky moment pikant, u filmua nga trajneri Ismet Munishi, i cili nuk ka nguruar ta gjuajë urbanin me të cilin po udhëtonin skuadra e Xhakës dhe ajo e Rashicës, si më të shtrenjtin në botë për momentin.
Shtuar më 15/06/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori